Trajneri i Bayernit tallet keq me Juventusin

Futboll

Trajneri i Bayernit tallet keq me Juventusin

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:58
Trajneri i Bayernit tallet keq me Juventusin

De Ligt zgjodhi që të kalonte nga Juventusi te Bayern Munchen. Trajneri i gjigandëve gjermanë, Nagelsman, ka zgjedhur që të shigjetojë Juventusin me fjalët e tij.

Sipas Nagelsman, De Ligt është shprehur se zhvilloi stërvitjen më impenjuese të tre viteve të fundit, por për teknikun e Bayern ishte vetëm pak nxehje dhe jo maksimale.

“Bisedova me De Ligt pas stërvitjes. Më tha se stërvitja e tij ishte më e vështira në tre vitet e fundit.

E po sigurisht që stërvitja ishte kërkuese, por nuk ishte aq shumë. Ishte thjeshtë një punë normale dhe nxehje e jona në këtë pjesë të sezonit ku jemi”, tha Nagelsman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat