Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, Gjyakta shtyn datën e vendimit

Futboll

Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, Gjyakta shtyn datën e vendimit

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 16:59
Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së

Gjykata e Tiranës ka njoftuar këtë të premte se ende nuk është marrë asnjë vendim mbi zgjedhjet e zhvilluara në Asmablenë e Federatës Shqiptare të Futbollit të mbajtur në muajin mars të këtij viti.

Përmes një njoftimi zyrtar, është sqaruar se ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se nuk është rrëzuar asnjë kërkesë e bërë.

Çështja mbetet ende nën gjykimin e znj. Anila Karanxha, ndërsa është shtyrë për në datën 19 shtator ora 15:00 datat në të cilën do të shpallet edhe vendimi gjyqësor.

Në datën 15 mars, Armand Duka u rizgjodh si presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, duke marrë në total 37 vota të vlefshme. Megjithatë, shqyrtimi i çështjes ende është në proces dhe nuk ka përfunduar dhe vetëm në mesin e muajit shtator do të bëhet zbardhja e vendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat