Mingueza prezantohet te skuadra e re, Barcelona mban kontakte me lojtarin

Futboll

Mingueza prezantohet te skuadra e re, Barcelona mban kontakte me lojtarin

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 18:03
Mingueza prezantohet te skuadra e re, Barcelona mban kontakte me lojtarin

Tashmë gjithçka është zyrtare, Oscar Mingueza është futbollisti më i ri i Celta Vigos.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa thuhet se lojtari pasi kaloi vizitat mjekësore ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare.

Barcelona ka përfituar 3 milionë euro nga shitja e Minugezas, teksa klubi katalunas ka përfshirë në marrëveshje edhe opsionin e blerjes ose rikthimit të lojtarit.

Gjithashtu, Barça ka mbajtur klauzolën prej 50% për shitjen eventuale të 23-vjeçarit në të ardhmen.

Kujtojmë se Oscar Mingueza është produkt i klubit të Barcelonës. Pozicioni i tij natyral është qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat