Mesfushori i Milanit zgjedh Algjerinë

Futboll

Mesfushori i Milanit zgjedh Algjerinë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:26
Mesfushori i Milanit zgjedh Algjerinë

Yacine Adli, mesfushori 22-vjeçar me origjinë algjeriane, por i lindur në Paris (Vitry-sur-Seine) në Francë po mendon të “ndryshojë” kombëtare.

Mediet italiane bëjnë me dije se futbollisti i Milan-it po mendon seriozisht të luajë për përfaqësuesen “The Greens”.

Adli është një produkt i shkollës së PSG dhe ka luajtur për të gjitha ekipet zinxhire të Francës, duke filluar nga U16 deri te U20 dhe në total numëron 49 paraqitje dhe 16 gola.

Ish-mesfushori i PSG dhe Bordeaux ka bindur në takimet miqësore te kampionët e Italisë dhe pritet të marrë një rol të rëndësishëm në skemat e Pioli-t dhe kërkon që në të ardhmen të jetë deçiziv edhe te përfaqësuesja e Algjerisë, pasi te Franca shanset janë pothuajse minimale, të paktën për momentin.

Nëse lajmi konfirmohet edhe nga Adli, atëherë 22-vjeçari do të bëhej algjeriani i dytë i “kuqezinjëve” pas Ismael Bennacer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat