EP-Com e Suada Jasharit fiton me 7:0 në Evropë

Futboll

EP-Com e Suada Jasharit fiton me 7:0 në Evropë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 15:33
EP-Com

Skuadra EP-Com e Hajvalisë shkëlqen ndaj kampiones së Moldavisë, duke e deklasuar me rezultat 7:0, në ndeshjen e vlefshme për vend të tretë në grup të Ligës së Kampioneve. 

Kryetrajnerja Suada Jashari është  e kënaqur me angazhimin dhe lojën e vashave të saj.   

“Vajzave, stafit teknik, Kryesisë dhe Presidentit - për organizimin e mrekullueshëm dhe paraqitjen dinjitoze në Ligën e Kampionëve.

Një humbje nga Benfica dhe një fitore e thellë ndaj Agaristas 7:0, është bilanci ynë nga dy ndeshjet e kësaj gare. 

Edhe pse aventura e jonë në Ligën e Kampionëve përfundon këtu, ne ju treguam të gjithëve që kemi potencial, talent dhe vullnet për të garuar në garat dhe arenat më të mëdha.

Kështu, të organizuar dhe duke mbështetur njëri-tjetrin, do të vazhdojmë edhe stinorin e ri”, shkruan në faqen e Hajvalisë.
Fortesa Berisha realizoi 4 gola. Fatlinda Ramaj, Feride Kastrati dhe Qëndresa Krasniqi e shënuan nga 1 gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat