Maguire vendos përfundimisht për të ardhmen

Futboll

Maguire vendos përfundimisht për të ardhmen

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 11:23
Maguire vendos përfundimisht për të ardhmen

Harry Maguire është bërë së fundmi objektiv i Chelseat.

Mirëpo, mediat angleze zbulojnë se ende nuk kanë nisur bisedimet mes “Blues” dhe klubit aktual të futbollistit, Manchester United.

Përkundër interesimit të klubit nga “Stamford Bridge”, duket se ish-futbollisti i Leicester Cityt ka vendosur të qëndrojë në “Old Trafford”.

Edhe pse së fundmi e humbi pozitën e titullarit, përfaqësuesi anglez do të luftojë për ta rikthyer atë pasi është i vendosur për të luajtur në Botërorin e Katarit.

Në rast se dështon ta transferojë Maguiren, i cili është kritikuar shpesh për paraqitjet e tij me “Djajtë e Kuq”, Chelsea do t’ia mësyjë qendërmbrojtësit të Leicester Cityt, Wesley Fofana.

Të dy këto klube pritet të jenë mjaft aktive në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat