Dhurata për Ten Hag pas fitores së parë

Futboll

Dhurata për Ten Hag pas fitores së parë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:01
Dhurata për Ten Hag pas fitores së parë

Memphis Depay nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Juventusin, që i është rikthyer pistës Arkadiusz Milik, ndërkohë që sulmuesi holandez është pranë rikthimit në Premier League te Manchester United.

Depay, i cili ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi dhe po studion ofertat që ka marrë deri tani. Erik Ten Hag e do 28-vjeçarin në “Old Trafford”, stadium ku sulmuesi luajti në periudhën korrik 2015-janar 2017.

Marca raporton se “Djajtë e Kuq” kanë gati një ofertë prej 10 milionë eurosh për Barcelonën, që po kërkon ta shesë sa më shpejt lojtarin tulipan për të regjistruar Jules Kounde, qendërmbrojtësin francez.

Gjatë aventurës 1.5-vjeçare me Manchester United, Depay shënoi shtatë gola në total mes kampionatit, Champions League dhe Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat