Xavi: Nuk mund t’i humbasë asnjëherë shpresat

Futboll

Xavi: Nuk mund t’i humbasë asnjëherë shpresat

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 16:58
Xavi

Barcelona ka zhvilluar një merkato tejet të pasur deri në këto momente me katalanasit që janë përforcuar në të treja repartet e fushës. Megjithatë, duket se trajneri Xavi Hernandez ka edhe një ëndërr në sirtar të cilën shpreson që drejtuesit e klubit t’ia realizojnë.

Fjala është për Bernardo Silvën të Manchester Cityt, një emër që është përmendur shumë këto ditë në Katalonjë. Vetë mesfushori e ka pranuar se dëshiron të luajë në Camp Nou, ndërsa nga ana tjetër, Pep Guardiola ka theksuar se nuk mund të mbajë një lojtar që nuk ka dëshirë të përfaqësojë Cityn.

Dhe, nisur nga këto deklarata, duket se në fshehtësi kanë nisur negociatat pasi edhe trajneri Xavi Hernandes beson se në ditët e fundit të merkatos mund të ketë një konkretizim të marrëveshjes për të transferuar në Spanjë, Bernardo Silvën.

“Për Bernardo Silvën nuk mund t’i humbasë asnjëherë shpresat, por është një operacion i vështirë dhe i komplikuar. Për më tepër që janë edhe ditët e fundit të merkatos”, u shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat