Arsimi shokon Kozhufin! Besa baras me Pelisterin në Manastir 

Futboll

Arsimi shokon Kozhufin! Besa baras me Pelisterin në Manastir 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:23
Arsimi

Skuadra shqiptare, Arsimi nga Çegrani, ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Kozhuf-it, në takimin e javës së dytë të Ligës së Dytë Unike në Maqedoninë e Veriut në futboll.

“Arrijmë të marrim tre pikë të arta në transfertën e vështirë ndaj Kozhufit në Gjevgjeli.

Pas avantazhit të pjesës së parë me anë të super golit të Argjend Gafuri, ekipi vendas arriti të barazoj dhe kur mendohesh se me shifrat 1:1 do të përfund ndeshja me të njëjtin mendim nuk ishte Erion Shuku që arriti të shënon në minutën 90’+3 të ndeshjes duke i dhënë tre pikë të plota skuadrës sonë.

KF Arsimi 1973 do të jetë kockë e rëndë këtë vit. Falenderojmë sponsorët që mundësuan akomodimin dhe udhëtimin e skuadrës në këtë ndeshje: Mia’s Favorite Hotel & Signal Net-Çegran”, shkruan në faqen e KF Arsimit.

Fitoren e dytë arriti edhe Gostivari, i cili festoi me 1:0 në shtëpi ndaj Kamenicës SASA. Shënues i golit të fitores është Ramadani në minutën e 83-të.

Voska Sport triumfoi 3:0 ndaj Pehçevës. Pelisteri barazoi pa gola në shtëpi 0:0 ndaj Besës.

Java e dytë

Vardari - Ohrid 2:0
Pelisteri – Besa 0:0
Gostivari – Kamenica Sasa 1:0
Teteks– Detonite Plaçkovica
Bellasica – Boreci 5:0
Kozhuf – Arsimi 1:2
Slloga Vinica – Karaorman 0:0
Voska Sport – Pehçevo    3:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat