Studeniçani bëhet me klub të ri futbolli

Futboll

Studeniçani bëhet me klub të ri futbolli

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 13:35
Studeniçani

Komuna e Studeniçanit është bërë me klub futbolli. Klubi i ri ka pikërisht emrin e komunës, pra do të quhet KF Studeniçani, shkruan Open-TV. Bujamin Asani, emri i njohur i futbollit, për Open-TV ka treguar arsyet e themelimit, planet e tyre dhe ka prezantuar shokun me të cilin do të menaxhojë.

“Pasi e përfundova karrierën si futbollist aktiv, po filloj një karrierë tjetër atë të trajnerit me fëmijët e fshatit tim Studenicani.

I kemi 50 fëmijë të ndarë në katër gjenerata (2011/2012/2013/2014).

I kemi kompletuar dokumentacionet dhe kemi bërë aplikimet deri në FFM për të marrë pjesë në Ligën për fëmijë që organizohet nga FFM. Do të marrëin pjesë me gjeneratat:2011,2012,2013 dhe 2014.

Gjeneratat 2011 dhe 2012 do t’i udheheq unë, kurse Gjeneratat 2013 dhe 2014 Adnan Kurtishi”, deklaron Bujamin Asani.

“Gjithashtu sivjet do të fillojmë edhe me gara ligën komunale me ekipin e seniorëve. Klubi ka për qëllim organizimin dhe krijimin e kushteve të përshtatshme per zhvillimin e seancave stërvitore për të gjitha grupmoshat dhe ekipin e seniorëve.

Aktivitetet e tij KF Studenicani do t’i zhvillojë në stadiumin e fshatit që posedon kushte modeste për garim. Ëndrrat tona janë të shumta-Liga e dytë, por një ditë pse jo edhe në Ligën e parë”, shtoi ai.

Bujamin Asani na njoftoi se sot (e diel) me fëmijët janë nisur në përgatitje katërditore për në Çanakale të Turqisë. E për ti përcjellur ata kishte dalur edhe kryetari i komunës, Azem Sadiku, i cili ju uroj udhëtim të mbarë dhe qëndrim të këndshëm në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat