De Ligt: E çuditshme, po më pëlqen të luaj në sulm

Futboll

De Ligt: E çuditshme, po më pëlqen të luaj në sulm

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 16:14
De Ligt: E çuditshme, po më pëlqen të luaj në sulm

Ndeshja mes Bayern Munich dhe Borussia Monchengladbach të shtunën pasdite, ku përveç rezultatit dhe pritjeve të shumta nga portieri i miqve, Yann Sommer, që për 90 minuta i eliminoi 19 mundësi nga 20 kampionëve të Gjermanisë për të shënuar, tërhoqi vëmendje edhe një tjetër episod.

Në minutën e 85’, ndërsa ndeshja ishte në rezultatin 1-1, Julian Nagelsmann nxori nga fusha Sane dhe në vend të tij futi Matthijs de Ligt.

Ndonëse në fillim ky u duk një vendim normal, ajo që bëri habi ishte fakti që De Ligt mori vendin e qendërsulmuesit.

Ish-mbrojtësi i Juventusit, i cili zuri vendin e vetë Sane, shkoi të pozicionohej në sulm përkrah Gnabry-t dhe ndër të tjera ai i shkoi shumë pranë edhe golit, por që në fund u ndal.

Duke folur për ‘Bild’, De Ligt ka shpjeguar se si e ka gjetur veten në rolin e sulmuesit, duke kujtuar ndër të tjera se në nivel të të rinjve ka luajtur edhe si qendërsulmues.

“Është e çuditshme të hysh dhe të pozicionohesh si sulmues, por më pëlqeu. Është diçka që e kam bërë në të kaluarën dhe jam gati ta bëj sërish”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat