Drenica e dënon Shkëlqen Lushtakun pas fyerjeve

Futboll

Drenica e dënon Shkëlqen Lushtakun pas fyerjeve

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:50
Drenica e dënon Shkëlqen Lushtakun

Një video e publikuar në mediat vendore për incidentin e ndodhur në ndeshjes mes Drenicës dhe Gjilanit në kuadër të javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, ngjalli shumë reagime.

Klubi gjilanas bëri të ditur se rastin e ka dënuar në instancat më të larta të futbollit, por që ka kërkuar një dënim për Shkëlzen Lushtakun që e fyejti në baza racore Elton Calen.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Drenicës, duke mos tentuar të arsyetojë veprimin e lojtarit të tyre, por ka dalë kundër veprimeve të ekzagjeruar sipas tyre të Gjilanit.

Klubi nga Skenderarj bëri të ditur se Lushtaku është dënuar me 400 euro gjobë, mjetet këto që do të shkojnë për një fond bamirës.

Ndër tjerash, Drenica në kominkatë bëri të ditur se nuk është niveli i lojtarit të bëjë fyerje të tilla dhe se ato fjalë i ka thënë nën afekt, por që ai e ka pranuar gabimin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final për Lushtakun që fyejti Calen në baza racore, pasi ende nuk ka reagim nga FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat