Çfarë do të ndodhë me trajnerin?

Futboll

Çfarë do të ndodhë me trajnerin?

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 23:23
Çfarë do të ndodhë me trajnerin?

Juria që ishte caktuar për të vendosur në lidhje me rastin e Ryan Giggs, me ish-lojtarin e Manchester United që akuzohet se ka dhunuar ish të dashurën e tij dhe motrën e saj, është shkarkuar.

Juria u mblodh për rreth 23 orë përpara se të dilte në përfundim se nuk kishte prova të mjaftueshme që të jepte një vendim për këtë çështje, kjo bëri që gjyqtari ta shkarkonte jurinë.

Giggs akuzohet se ka goditur me kokë ish të dashurën Kate Greville dhe ka goditur me bërryl motrën e saj në nëntor 2020. Incidenti, i supozuar, ndodhi në shtëpinë e tij në Greater Manchester.

Ai u akuzua gjithashtu se ka kërcënuar e mbajtur nën kontroll Greville për një periudhë prej tre vjetësh.

Tashmë ka një afat shtatë ditor për palët që të vendosin nëse do të kërkojnë rigjykim, i cili do të planifikohet të zhvillohet më 5 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat