Eibar zyrtarizon Zidane

Futboll

Eibar zyrtarizon Zidane

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 11:15
Eibar zyrtarizon Zidane

Eibar zyrtarizon Zidane!

Djali i legjendës franceze Zinedine Zidane, Luca ka firmosur për skuadrën e Eibar në La Liga 2.

Portieri 24-vjeçar ishte lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me Rayo Vallecano dhe tashmë pritet të marrë “çelsat” e portës te skuadra e Eibar që kërkon në këtë edicion rikthimin në elitë.

Luca Zidane është produkt i Real Madrid dhe me skuadrën e parë madrilene ka luajtur vetëm dy ndeshje, ndërsa dy sezonet e fundit i kaloi te Vallecano ku numëroi në total 28 ndeshje midis La Liga dhe La Liga 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat