Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë

Futboll

Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:16
PSG

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka thënë së fundmi se ndoshta në të ardhmen mund të bashkohet me Real Madrid.

Në një intervistë për “New York Times”, francezi theksoi se asnjëherë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Unë kurrë nuk kam qenë atje, por duket sikur është shtëpia ime apo diçka e tillë”,- tha 23-vjeçari.

Më tej duke folur për “Topin e Artë” dhe “epokën” Messi-Ronaldo, Mbappe tha: “Unë nuk kam kufij. Pra, sigurisht, siç thoni ju, po vjen një brez i ri dhe Ronaldo, Messi, ata do të ndalojnë.

Ne duhet të gjejmë dikë tjetër, dikë të ri për të dhënë emocione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat