Bunjaku largohet nga posti i drejtorit sportiv

Futboll

Bunjaku largohet nga posti i drejtorit sportiv

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 16:31
Bunjaku largohet nga posti i drejtorit sportiv

Ndryshime të mëdha te Shkupi. Me kampionët në fuqi nuk shkon diçka si duhet.

Fillimisht u largua trajneri Goce Sedlloski pas barazimit 1:1 me Pobedën, përderisa Shkupi humbi në xhiron e fundit nga Bregallnica dhe gjërat shkuan edhe më keq.

Burimet e fundit të televizionit Shenja mësojnë se Omer Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv të Shkupit. Bunjaku ia ka dorëzuar dorëheqjen presidentit të klubit, Olgun Aydin.

Kujtojmë se Bunjaku pjesë e Shkupit është që nga rikthimi i i skuadrës nga Çairi në Ligën e Parë, ndërsa mësohet se si shkak i tërheqjes së tij janë bërë edhe transferimet e fundit dhe më shumë ky i fundit që është bërë sot i Mario Mlladenovskit që erdhi me ndërmjetësim të Goran Popovit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat