Musiala është një nga premtimet më të mëdha të futbollit gjerman

Futboll

Musiala është një nga premtimet më të mëdha të futbollit gjerman

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 13:39
Musiala

Jamal Musiala është një nga premtimet më të mëdha të futbollit gjerman.

Talenti 19-vvjeçar pjesë e Bayern Munich në Bundesligë po shijon një start fantastik të sezonit duke qenë se në katër ndeshje ia ka dalë të shënojë tre gola dhe të asistojë një tjetër. Rëndësia e tij për rekordmenët gjermanë është rritur, ndaj te Bayern as nuk e kalojnë në mendje ta largojnë nga skuadra.

Megjithatë, vetë Musiala kur pyetet nëse do të qëndrojë për të gjithë karrierën në Munich ngre supet dhe thekson se të gjithë yjet shkojnë në Premier League.

“Të luaj për të gjithë karrierën te Bayern? Nuk e di, ka shumë faktor që ndikojnë për momentin nuk e kam idenë. Jam i lumtur që jam te Bayern Munich, por askush nuk mund ta parashikojë se çfarë do të ndodhë në gjashtë apo shtatë vitet e ardhshme.

Premier League? Është një kampionat vërtet shumë i fortë dhe të gjithë yjet më të mëdhenj transferohen atje. Nuk mund të them asgjë, unë jam pjesë e një klubi elitar si Bayern”, u shpreh Musiala për Bild.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat