Kloppi nuk i frikësohet shkarkimit

Futboll

Kloppi nuk i frikësohet shkarkimit

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 13:22
Kloppi

Pavarësisht disfatës së thellë nga Napoli, megjithatë, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk ka frikë nga shkarkimi.

Dje Thomas Tuchel u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseas pas humbjes turpëruese nga Dinamo Zagreb.

Klopp ka thënë se nuk ka frikë të shkarkohet si bashkëkombasi i tij, Tuchel.

“Nuk kam shumë frikë, nuk është kështu.

Pronarët tanë janë shumë të qetë dhe presin që unë ta zgjidh situatën, jo dikush tjetër. Duhet të gjejmë një lloj të ri futbolli, megjithëse të gjithë do të ishin të lumtur nëse do të luanim si më parë.

Nuk na kam parë më pak kompakt për një kohë të gjatë”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat