Galatasaray e do edhe Traoren

Futboll

Galatasaray e do edhe Traoren

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 16:26
Galatasaray e do edhe Traoren

Klubi turk, Galatasaray nuk e ka ndërmend të ndalet në ditët e fundit të kësaj merkato.

Mediat turke shkruajnë se gjiganti turk, tashmë është hedhur në sulm edhe për yllin e Wolverhampton Wanderers, Adama Traore.

Traore në gjysmën e dytë të sezonit luajti për Barcelonën në formë huazimi.

Krerët e Gallatës thuhet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e anësorit të Wolves, të cilin synojnë të transferojnë në Stamboll.

Galatasaray brenda pak orësh pritet të prezantojnë Mauro Icardin dhe Milot Rashicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat