Përleshje mes tifozëve, shtyhet ndeshja e Conference League

Futboll

Përleshje mes tifozëve, shtyhet ndeshja e Conference League

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 19:09
Përleshje mes tifozëve, shtyhet ndeshja e Conference League

Nice-Koln në Conference League është shtyrë. E programuar të niste në 18:45, ky duel nuk ka nisur për shkak të përleshjes mes tifozëve të të dyja skuadrave.

Gjatë gjithë ditës raportohet se ka pasur probleme. Mediat franceze raportojnë se tifozët e skuadrës gjermane kishin vandalizuar dyqanin e klubit francez.

Ndërkohë edhe para ndeshjes ka pasur përleshje. Shkruhet se tifozët e Koln janë drejtuar drejt atyre të Nice për t’u përballur me ta.

Më pas francezët janë kundërpërgjigjur. Pamjet e turpshme kanë përfunduar në rrjetet sociale, ndërkohë që duhet pritur vendimi në lidhje me fillimin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat