Nara: Për Icardin i bëj të gjitha, vetëm në fushë nuk zbres të luaj!

Futboll

Nara: Për Icardin i bëj të gjitha, vetëm në fushë nuk zbres të luaj!

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 11:51
Nara: Për Icardin i bëj të gjitha, vetëm në fushë nuk zbres të luaj!

Mauro Icardi përgatitet të nisë një aventurë të re tek skuadra e Galatasaray ndërsa sigurisht në këtë lëvizje nga PSG drejt Turqisë një meritë të madhe ka edhe agjentja e njëkohësisht bashkëshortja e sulmuesit, Wanda Nara.

Kjo e fundit është përballur me kritika për faktin se lojtari argjentinas prej shumë kohësh kishte humbur nga skena e rëndësishme me fansat që mendojnë se Icardi do të duhej të kishte lëvizur më herët nga PSG.

Gjithsesi, Wanda ka gjetur kohën për t’iu përgjigjur këtyre kritikave duke theksuar se për Icardin ka bërë gjithçka ndërsa shton se vetëm në fushë nuk mund të zbresë të luaj.

“Unë punoj që kur kam qenë e re, ndaj të gjithë ata që më kritikojnë për punën apo të shpikin për mua, mund të shohin ndonjë revistë të para 30-viteve. Edhe kur isha pesë vjeçe kam punuar.

Do të vazhdoj të punoj dhe të ndjek kontratat e transferimet e Icardit. Ai luan në fushë dhe kjo është e vetmja gjë që unë nuk mund të bëj për të. Një puthje për të gjithë ata që më kritikojnë”, shprehet Wanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat