Kombëtarja zgjedh edhe kundërshtarin e radhës pas axurrëve

Futboll

Kombëtarja zgjedh edhe kundërshtarin e radhës pas axurrëve

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 11:54
Kombëtarja zgjedh edhe kundërshtarin e radhës pas axurrëve

Shqipëria do të zhvillojë dy takime miqësore në muajin nëntor. FSHF ka siguruar një miqësore luksi për Kombëtaren, teksa në “Air Albania” do të vijë kampionia e Europës, Italia.

Ndeshja do të zhvillohet më datë 16 nëntor në orën 20:45. Sigurisht që interesi mbetet i lartë për këtë ndeshje, duke ditur pasionin e madh të tifozëve shqiptarë për futbollin italian.

Por axurrët nuk janë të vetmit me të cilët Shqipëria do të luajë në muajin nëntor. “Supersport” tregon se kuqezinjtë do të zhvillojnë një vëllazërore me Kosovën në 19 nëntor.

Detaji i vetëm që mbetet për tu caktuar është vendi se ku do të luhet ndeshja. Altenativat janë Zvicra dhe Gjermania, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve në këto dy shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat