Leart Pararada asiston, St. Pauli ndahet baras me Sandhausenin

Futboll

Leart Pararada asiston, St. Pauli ndahet baras me Sandhausenin

Nga: K. Goca Më: 11 shtator 2022 Në ora: 15:29
Leart Pararada asiston

Leart Paçarada është protagonist që St. Pauli ndali një pikë në stadiumin “Millerntor” në Hamburg, duke luajtur baras (1:1) me Sandhausenin, në takimin e javës së 8-të të Bundesliga II.

Për futbollistin nga Kosova, djalin e legjendës së futbollit Shukri Paçarada, ishte ndeshje emocionuese, kur kihet parasysh se ai shumë vite ka qenë pjesë e Sandhausenit. 

Në minutën e 38-të, Irvine realizon pas asistimi maestral të Paçaradës. 

Fitoren St. Paulit ia mohoi Kinsombi  duke shënuar në minutën e 71-të. 

Futbollisti Bashkim Ajdini u paraqit titullar për Sandhausenin.

St. Pauli renditet në vend të 10-të me 10 pikë e Sandhausen është në të 13-tin me 8 sosh.

Irvine vlerësohet me notën 7.9, ndërsa Paçarada me 7.4 dhe Ajdini me 6.7 nga faqja e specializuar për statistika "Sofascoree".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat