“Braktisi” Kosovën pas mosmarrëveshjeve me Chalandes, Giresse i dërgon ftesë

Futboll

“Braktisi” Kosovën pas mosmarrëveshjeve me Chalandes, Giresse i dërgon ftesë

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 22:57
Paçarada

Mbrojtësi i St Paulit, Leart Paçarada, do të rikthehet te Kombëtarja e Kosovës.

Burime të emisionit “Koha Shtesë” në SuperSport Kosova njoftojnë se trajneri Alain Giresse i ka dërguar ftesë 27-vjeçarit per dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, që zhvillohen në fund të shtatorit.

Mbrojtësi i krahut të majtë mungonte te Kosova që nga 4 prilli i vitit 2021, kur nëpërmjet një letre kishte hequr dorë nga Kosova për aq kohë sa do te ishte trajner Bernard Challandes.

Në atë, kohë Paçarada ishte ndier i injoruar nga zvicerani, i cili nuk e kishte aktivizuar.

Edhe pas ardhjes se francezit Giresse te Dardanët, Paçarada nuk kishte marrë ftesë në grumbullimin e parë, mirëpo tani duket se të gjitha gjërat  janë qartësuar dhe ai pritet të jetë në dispozicion të Giresse për dy ndeshjet e fundit në grupe kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat