Kastrati delegohet nga UEFA në ndeshjen e grupeve të Conference League

Futboll

Kastrati delegohet nga UEFA në ndeshjen e grupeve të Conference League

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:22
Kastrati

Sektori i gjyqtarëve në FFK dhe puna profesionale e gjyqtarëve edhe njëherë mori vlerësim të lartë nga UEFA.

Kjo për faktin se në raundin e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës,

UEFA e ka caktuar gjyqtarin Visar Kastrati për ta drejtuar ndeshjen e Grupit F, ndërmjet Gentit dhe Shamrock Rovers.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin e Gentit, të enjten më 15 shtator, me fillim në orën 18:45.

Gjyqtari Kastrati do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Genc Nuza.

Gjyqtarët tanë në vazhdimësi kanë pasur rritje, e ku kanë gjykuar në ndeshje mjaft të rëndësishme ndërkombëtare deri më tash, teksa rritjen e tyre profesionale e dëshmon edhe delegimi në raundin e dytë të fazës së grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat