Lista e pagave në Itali

Futboll

Lista e pagave në Itali

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 23:19
Lukaku

Romelu Lukaku është futbollisti më i paguar në Serinë A. Sulmuesi belg kërkoi rikthimin me ngulm te zikaltrit këtë verë dhe dëshira iu realizua, madje edhe duke përfituar një pagë të majme prej 8.5 milionë eurosh, si askush tjetër në kampionatin italian.

Një tjetër emër i njohur që u rikthye këtë verë në Serinë A, është edhe kampioni i botës me Francën, Paul Pogba, i cili gjithsesi nga kontrata e re me Juventusin do të përfitojë vetëm 8 milionë euro në sezon, duke u renditur i dyti pas Lukakut.

Podiumin e më të paguarve e plotësojnë tre futbollistë të tjerë të Juventusit, Dusan Vlahovic, Leandro Paredes dhe Adrien Rabiot, të cilët përfitojnë nga 7 milionë euro në sezon secili.

Vlen të theksohet se janë plot 11 futbollistë në Serinë A, që bëjnë pjesë në listën e më të paguarve, pasi përfitojnë 6 milionë euro e lart, teksa 8 prej tyre janë pjesë e Juventusit dhe tre të tjerët të Interit.

Lista e më të paguarve:

1. Romelu Lukaku – 8.5 milionë euro
2. Paul Pogba – 8 milionë euro
3. Adrien Rabiot – 7 milionë euro
4. Leandro Paredes – 7 milionë euro
5. Dusan Vlahovic – 7 milionë euro
6. Marselo Brozovic – 6.5 milionë euro
7. Leonardo Bonucci – 6.5 milionë euro
8. Ëojciech Szczesny – 6.5 milionë euro
9. Alex Sandro – 6 milionë euro
10. Angel Di Maria – 6 milionë euro
11. Lautaro Martinez – 6 milionë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat