Rodrigez bashkohet me Marselon te Olimpiakosi

Futboll

Rodrigez bashkohet me Marselon te Olimpiakosi

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:34
Rodrigez

Xhejms Rodrigez do të jetë një lojtar i ri i Olmpiakosit të Athinës.

Skuadra greke do të marrë shërbimet e mesfushorit 31-vjeçar kolumbian, pas periudhës së tij me Katarin Al-Rayan SC.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kolumbiani do të zbarkojë në Athinë për të mbyllur marrëveshjen.

Me dëshirën për t’u kthyer në Europë, Xhejms do të ribashkohet me ish-shokun e tij te Real Madridi, brazilianin Marselo, në mënyrë që Olmpiakosi të rifitojë emrin e tij në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat