Ish-lojtari i njohur i bardhezinjve vërshon me kritika

Futboll

Ish-lojtari i njohur i bardhezinjve vërshon me kritika

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 14:02
Ish-lojtari i njohur i bardhezinjve vërshon me kritika

Juventusi po kalon një formë mjaft të dobët në këtë fillim të sezonit.

Goditja e fundit ishte ajo kundër Monzas, e cila edicionin e shkuar luante në Serinë B. Kritika të shumta kanë ardhur nga Klaudio Markizio. Ish-mesfushori i Juventusit e sheh shqetësuese lojën e bardhezinjve dhe faktin se Vlahoviçi nuk ka bërë asnjë përparim në këto 8 muaj që ka mbërritur në Torino.

“Epo, kur e shikoni Dushan Vlahoviçin, ai nuk ka bërë asnjë përparim që kur ka ardhur nga Fiorentina. Nëse ke një skuadër të fortë, luan mirë edhe kur të mbetet një lojtar më pak në fushë. Ky Juventus nuk di të luajë dhe kjo më shqetëson.

Humbjet nuk janë problemi, kjo ndodh, por një humbje kundër Monzas pa gjuajtje në portë është shqetësuese”, ka thënë Klaudio Markizio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat