A ka brumë të mirë në Kombëtaren e Kosovës? Flet Ajet Shosholli

Futboll

A ka brumë të mirë në Kombëtaren e Kosovës? Flet Ajet Shosholli

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2022 Në ora: 17:04
Ajet Shosholli

Kombëtarja e Kosovës përgatitet për sfidat e Ligës së Kombeve C, me synime që të marrim maksimumin e pikëve kundër Irlandës së Veriut në Belfast (24 shtator, ora 18.00) dhe me Qipron në Prishtinë (27 shtator, 20.45).

Dy ndeshje që janë domethënë për dardanët, sidomos për selektorin Alain Giresse.

Kosova po ballafaqohet me tri mungesa, lëndimi i dy mbrojtësve Mërgim Vojvoda e Leart Paçarada dhe sulmuesi Shkëlqim Vladi.

Selektori i parë i Kombëtares së Kosovës në vitin 1991, Ajet Shosholli, trajner i trajnerëve në vendin tonë, thotë se janë dy ndeshje që nuk luajnë rol të madh për renditje por që kanë peshë të madhe që të përgatiten për sfidat e ardhshme. 

“Edhe pse në plasman diçka nuk do luajë rol të madh sa i përket  kualifikimit, megjithatë janë ndeshje zyrtare dhe ndeshjet në të cilat seleksionuesi mund të them ashtu, të provojë skema të ndryshme të lojës.

Sepse neve na presim kualifikueset në pranverë për në Kampionatin Evropian, kështu që ndeshjet janë të mirëseardhura që të planifikojë për pranverën e ardhshme, të bëjë një përbërje kompakte të kombëtares, e cila kishte me qenë mundësisht e mirë për evropianin tjetër që i kemi garat kualifikuese. 

Selektori t’i provojë edhe skemat, domethënë të kemi një përbërje e cila do të ketë ambicie në të ardhmen, në pranverë për kualifikim në evropianin e ardhshëm”, thotë Shosholli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

A ka brumë të mirë në Kombëtaren e Kosovës?

“Mendoj se kemi një brumë të mirë. Kemi tri mungesa.

Kontingjenti duhet të jetë dhe është i tillë që të gjenden zëvendësime adekuate.

Me këtë kontingjent që e kemi, posaçërisht Bytyqin, Fazlijin, kthimin e Paçaradës jo për këtë ndeshje por për të ardhmen, pastaj Vojvodën, ku repartin i mbrojtjes ka çaluar pak dhe mund të bëjmë një mbrojtje të kompletuar për pranverë dhe respektabile.

Me një mesfushë kreative dhe në sulm me Muriqin, Rashicën, Rashanin dhe shumë të tjerë që munden me ardh në kombinim dhe me komponuar një ekip për ndeshje të forta”, përfundon Shosholli.

Në Grupin 2 Greqia kryeson me 12 pikë, pasojnë Kosova 6, Irlanda Veriut 2 dh Qipro 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat