Shqipëria kalon me 4 në mbrojtje

Futboll

Shqipëria kalon me 4 në mbrojtje

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:28
Shqipëria kalon me 4 në mbrojtje

Reja pritet të ndryshojë skemën në ndeshjen me Izraelin.

Duke parë mungesat e Kumbullës dhe Gjimshitit, trajneri italian është i detyruar për t’iu kthyer skemës me 4 mbrojtës.

Qëndra i lihet Ismajlit dhe Veselit. Në mesfushë pritet nga minuta e parë treshja Asllani-Gjasula-Abrashi, ndërsa Bajrami mund të jetë pas dyshes së sulmit, Uzuni-Broja.

Shqipëria: Berisha; Balliu, Ismajli, Veseli, Hysaj; Asllani, Gjasula, Abrashi; Bajrami; Broja, Uzun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat