Shqipëria mundet nga Maqedonia e Veriut, por shënon talenti i Fulhamit që erdhi nga Kosova

Futboll

Shqipëria mundet nga Maqedonia e Veriut, por shënon talenti i Fulhamit që erdhi nga Kosova

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 19:36
Shqipëria

Shqipëria e Alban Bushit ka zbritur sot në fushën e blertë kundër Maqedonisë së Veriut.

Kombëtarja U-20 është mundur me shifrat 1:3 në këtë takim, që po zhvillohet gjatë përgatitjeve në një mini turne në Kroaci.

Bushi kërkon që të shoh elementet e së ardhmes, ndërsa përgjigja e vetme pozitive ka ardhur nga Adrion Pajaziti.

Ky i fundit bëri zhurmë të madhe për shkak të kalimit të tij nga Kosova te Shqipëria, ndërsa luan për Fulham U-21.

Vetëm një ndeshje i ka mjaftuar Pajazitit për të shënuar me kuqezinjtë, megjithëse goli i tij u zhvlerësua pasi Maqedonia e Veriut shënoi edhe dy herë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat