Rrudhani: Sa keq, humbëm shumë raste!

Futboll

Rrudhani: Sa keq, humbëm shumë raste!

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 20:40
Rrudhani: Sa keq, humbëm shumë raste!

Donat Rrudhani ndjen keqardhje për rastet e shumta të pastra që humbi Kosova në disfatën 2-1 ndaj Irlandës së Veriut në Nations League.

Anësori i majtë i Young Boys, komentoi për SuperSport ndeshjen e Kosovës, që edhe pse kaloi në avantazh falë golit të bukur të Vedat Muriqit, në fund doli pa pikë.

“Kështu është futbolli, kishim shumë shanse, kaluam në avantazh. Kishim edhe shans tjetër para golit të tyre dhe një tjetër super shans përpara golit të dytë të Irlandës së Veriut, por ky është futbolli.

Nuk ishte problem përqendrimi, por Irlanda ishte më shumë ofensivë në pjesën e dytë. Ata sulmuan më shumë në pjesën e dytë dhe nuk i mbuluam problemet pas golit të parë të tyre.

Rastet e humbura? Në futboll nuk shënohet çdo shans, kishim shanse shumë të mira, por ky është futbolli”, deklaroi Rrudhani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat