Ibra: Së shpejti

Futboll

Ibra: Së shpejti

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 18:23
Ibra: Së shpejti

Zlatan Ibrahimoviç ende nuk është pensionuar nga futbolli, por ai tashmë ka filluar edhe një karrierë si aktor.

Sulmuesi i Milanit ka luajtur së fundi në filmin e ri të “Asterix dhe Obelix”.

Bazuar në shiritin klasik francez të filmave vizatimorë, “Asterix and Obelix: L’Empire du milieu” do të publikohet në shkurt të vitit 2023.

Ibrahimoviç konfirmoi se në film e ka rolin e një ushtari romak të quajtur Antivirus, i cili lufton kundër çdo sfiduesi.

“Së shpejti. Rroftë Franca”, shkroi 41-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat