Interesim i jashtëzakonshëm për ta parë klasikën e futbollit Prishtina - Drita

Futboll

Interesim i jashtëzakonshëm për ta parë klasikën e futbollit Prishtina - Drita

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:03
Interesim i jashtëzakonshëm për ta parë klasikën e futbollit Prishtina - Drita

Prishtina dhe Drita do ta zhvillojnë duelin e mbetur nga xhiro e tretë në Albi Mall Superligë.

Klasikja e futbollit kosovar do të zhvillohet sonte (e mërkure) me fillim nga ora 19:00.

Interesim i jashtëzakonshëm është për tu pajisur me një biletë për këtë sfidë.

Përveç spektaklit në fushë nxehtë pritet të jetë edhe në tribuna.

Plisat kanë bërë thirrje për ta mbushur stadiumin, derisa Intelektualët do të udhëtojnë në numër të madh pasi kanë konfirmuar mbi 600 tifozë.

Prishtina ka njoftuar se ka rradhë të gjata lër tu pajisur me bileta.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:

Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me bileta për ndeshjen e sotme FC Prishtina – FC Drita duket i jashtëzakonshëm. 

Biletat e ndeshjes dolën në shitje sot (28 shtator), ditën e ndeshjes dhe po shiten në të gjitha hyrjet e stadiumit “Fadil Vokrri”. 

Ndeshja FC Prishtina – FC Drita zhvillohet nga ora 19:00. 

Prishtina edhe kësaj radhe ka menduar për tifozët e saj “Plisat” duke i lëshuar biletat falas në pjesën jugore të stadiumit. 

Çmimet do jenë simbolike edhe për lindje (2 euro) kurse çmimet për perëndim janë 3 euro. 

Tifozët mysafirë do të vendosen në pjesën veriore derisa çmimi i biletave në këtë sektor do jetë 2 euro. 

Ndryshe, biletat për tribunën VIP kushtojnë 15 euro e në biletë janë të përfshira ushqimi dhe pijet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat