Interi me “12 lojtarë” kundër Mourinhos, shiten të gjitha biletat

Futboll

Interi me “12 lojtarë” kundër Mourinhos, shiten të gjitha biletat

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 19:21
Stadiumi

Interi mund të mbështetet edhe tek publiku në super sfidën e kësaj fundjave kundër Romës që do të luhet në impiantin “San Siro’. Sipas klubit zikaltër, stadiumi është i gjithi i ezauruar për ndeshjen që do të luhet nesër në orën 18:00.

Kundër Mourinhos nuk ka më asnjë biletë në dispozicion, teksa biletaritë janë mbyllur.

Strategu portugez, i famshëm për tripletën që fitoi me zikaltërit do të ketë mundësinë për të sfiduar ekipin e tij.

Hyrja e tifozëve do të nisë nga ora 16:00 dhe me shumë mundësi nuk do të mungojnë edhe tifozët shqiptarë, që janë të shumtë si për Interin dhe Romën nga vendi ynë, duke marrë në konsideratë dhe debutimin nga minuta e parë të Asllanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat