Ndahet nga jeta edhe një sportist shqiptar

Futboll

Ndahet nga jeta edhe një sportist shqiptar

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 20:55
Bashkim Muhedini.

Federata Shqiptare e Futbollit ka mësuar me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta në moshën 74 vjeҫare të ish portierit të famshëm të skuadrës së Partizanit dhe ekipit Kombëtar së viteve 70-të, Bashkim Muhedini.

Presidenti Armand Duka, me të mesuar lajmin, përcolli mesazhin e ngushëllimit për familjarët dhe komunitetin e futbollit shqiptar: “I hidhëruar për humbjen e njeriut të dashur të familjes tuaj, më lejoni që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Kontributi i tij në futbollin shqiptar do te vlerësohet gjithmonë. I paharruar qoftë kujtimi i tij”.

Bashkim Muhedini lindi më 16 prill të vitit 1948 dhe kontribuoi për disa vite pranë skuadrës së Partizanit. Muhedini do të mbahet mend dhe për ndeshjet e luajtura me ekipin Kombëtar në vitet 70-të duke koleksionuar dhe nderuar në 7 ndeshje fanellën kuqezi.

Ceremonia e nderimit të Bashkim Muhedini do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ai jetonte prej kohësh me familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat