PSG shpreh interesim për Saliban

Futboll

PSG shpreh interesim për Saliban

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 13:44
William Saliba.

Paris Saint Germain kanë shfaqur interesim për mbrojtësin e Arsenal, William Saliba.

Saliba po kalon në një periudhë fenomenale me liderin aktual të Premier Ligës, Arsenal.

Që nga rikthimi nga huazimi prej Marseille, francezi është bërë një lojtar kyç për Mikel Artetan.

Megjithatë, William Saliba, ende nuk e ka rinovuar kontratën e re në ‘Emirates’ dhe po përballet me interesimin nga kampioni i Francës.

Sipas medieve franceze, PSG ka shfaq interesim të lartë për qendërmbrojtësin.

Saliba aktualisht është i lidhur me Arsenal deri në vitin 2024 dhe mbetet të shihet së çfarë do ndodh me të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat