Idrizi: Humbëm dy pikë

Futboll

Idrizi: Humbëm dy pikë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 18:59
Idrizi: Humbëm dy pikë

Trepça ’89 dhe Llapi kanë ndarë pikët pas një ndeshje spektakolare në “Riza Lushta”.

Ishte kjo përballje e vlefshme për xhiron e 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, e cila u mbyll me barazim 3-3, shkruan Gazeta Olle.

Mitrovicasit tre herë krijuan epërsinë, por poduejvasit arritën që të barazonin sa herë që gjendeshin në disavantazh.

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin ndaj Llapit.

“E kemi ditur se do ta kemi një ndeshje të tillë dhe të marrësh një barazim është mëkat. Humbëm dy pikë.

Na ndodhi e njëjta situatë si në Podujevë. Ato gabime duhet t’i përmirësojmë ndeshjet e ardhshme. Duhet të mundohemi të përmirësojmë disa momente, pra të menaxhojmë lojën pas avantazhit.

Kishim rast të bënim 4:2 dhe u ndëshkuam duke marrë një pikë. Rastet që i krijojmë duhet të jemi më konkret. Nëse bazohemi në nëntë xhirot kemi merituar të kemi më shumë pikë”, ka thënë Idrizi.

Me këtë barazim, tani ’89-shi ka dhjetë pikë të mbledhura dhe pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë. Në anën tjetër, Llapi ka 13 pikë në pozitën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat