Milani nuk ndalet, fiton edhe në Veronë

Futboll

Milani nuk ndalet, fiton edhe në Veronë

Nga: K. G. Më: 16 tetor 2022 Në ora: 22:43
Milani

Miani ka arritur edhe tre pikë të mëdha, kësaj radhe në Veronë.

Kampioni në fuqi e ka mposhtur me rezultat 2:1 Veronën, në takimin e javës së 11-të të Serie A.

Futbollisti Veloso në minutën e 9-të shënon autogol dhe Tonali në të 81-tin për fitoren e Milanit dhe Gunter realizoi (19’) për Veronën.

Milani renditet në vend të tretë me 23 pikë, tre me pak se lideri Napoli dhe Verona zë pozitën e 18-të me 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat