Lulzim Abazi nuk ka tjetër zgjidhje, vetëm fshesa i kryen punë 

Futboll

Lulzim Abazi nuk ka tjetër zgjidhje, vetëm fshesa i kryen punë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 tetor 2022 Në ora: 17:35
Lulzim Abazi

Ferizaj sot ka pësuar humbje me të rëndë si vendas, në histori të klubit.

Ferizajasit pësuan humbje të thellë me rezultat 0:6 nga Malisheva, në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Kryetari i klubit të Ferizajt, Lulzim Abazi, nuk ka tjetër zgjidhje, vetëm fshesa i kryen punë që të pastrojë klubin.

Humbja e sotme është e padurueshme dhe në një formë edhe fyerje për tifozët që ishin brenda stadiumit prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton”.

Çfarë ngjau me Ferizajn? A kishte gisht dikush në bojkot apo ndodhi diçka tjetër?

Arbnor Morina u tërheq javën e kaluar por tani është kryetrajner kroati Andrej Panatiç. Askush nuk e ka të qartë si ndodhi ky dështim i Ferizajt! Kush po synon rrënimin e klubit, që me aq mund u rikthye në elitë!

Abazi tani duhet të veprojë pamëshirshëm sa nuk është bërë vonë, askush mbi klubin! 

Ferizaj është në fund të renditjes, ndërsa humbja e sotme është sinjali i fundit për të gjithë, të veprojnë. Fshesa është e pashmangshme!      
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat