Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën e dytë ndaj Moldavisë

Futboll

Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën e dytë ndaj Moldavisë

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:13
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 do të zbresë sërish në fushë ditën e nesërme, për të luajtur ndeshjen e dytë ndaj bashkëmoshatarëve të Moldavisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2023.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Agustin Kola ka zhvilluar këtë të hënë seancën e dytë përgatitore për takimin e nesërm, me vajzat kuqezi që do të kërkojnë të marrin fitoren e parë në grup, pas rezultatit negativ që morën ndaj Maqedonisë së Veriut.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Kola do të ketë në dispozicion të gjithë ekipin, teksa seancat stërvitore të zhvilluara përgjatë këtyre dy ditëve kanë shkuar mjaft mirë.

Veç stërvitjeve, skuadra është fokusuar edhe te video-analiza e ndeshjes së parë, ku kanë reflektuar për gabimet e bëra dhe do të kërkojnë të bëjnë kthesën nesër ndaj Moldavisë.

Ndeshja Shqipëri – Moldavi për vajza U-17 do të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 14:30.

Nga ana tjetër, ndeshja tjetër e grupit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet në impiantin modern ‘Egnatia Arena’ në Rrogozhinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat