Josa: I nderuar që jam në listën për trajner të Kombëtares

Futboll

Josa: I nderuar që jam në listën për trajner të Kombëtares

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:31
Josa

Në konferencën e shtypit përpara ndeshjes kundër Bylisit, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka komentuar dhe përfshirjen e tij ndër kandidatët për të marrë drejtimin e Kombëtares. Shqipëria me shumë mundësi nuk do të drejtohet më nga Reja në eliminatoret e radhës për Europianin.

“Je i nderuar kur bën pjesë në listën e trajnerëve që FSHF i mban nën vëzhgim. Jam trajner i Vllaznisë, por e theksoj, jam gjithashtu i nderuar që lakohem për Kombëtaren.

Këto janë gjëra që vendosen nga instanca të tjera. Aktualisht jam shumë i kënaqur me stafin dhe ambientin e skuadrën që kam në drejtim”, deklaroi Josa.

Strategu i kuqebluve ka eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar, pasi prej shumë vitesh ka drejtuar skuadra të ndryshme, duke arritur dhe suksese të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat