Shqiptarja e Kosovës shkëlqen me dy gola për Milanin, i shkaktojnë humbjen e parë Juventusit

Futboll

Shqiptarja e Kosovës shkëlqen me dy gola për Milanin, i shkaktojnë humbjen e parë Juventusit

Nga: K. Goca Më: 22 tetor 2022 Në ora: 18:12
Kosovare Asllani

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, ka shkëlqyer me dy gola në fanellën e Milanit, duke i shkaktuar humbjen (4:3) e parë Juventusit, në takimin e javës së 7-të të Kampionatit të Italisë.

“AC Milan u këndellë pas humbjes në derbin ndaj Interit, duke e mundur me rezultat 4:3 Juventusin.

Humbja e pësuar (4:0) në derbin kundër Interit në javën e kaluar është vetëm një kujtim i hidhur, pasi që vajzat e Milanit u rikthyen në rrugët e fitores me një fitore fantastike 4:3 ndaj Juventusit.

Kuqezinjtë shkuan në pushim me rezultatin 3:1 falë dy golave nga Asllani dhe një nga Piemonte, dhe më pas Mesjasz realizoi për 4:1 në pjesën e dytë.

Bonfantini është në listën e golave për skuadrën mysafire, pastaj Girelli me dy gola”, shkruan mes të tjera “Sempremilan”.

Golat për për Milanin i realizuan Asllani (24' e 25'), Piemonte (32'), Mesjasz (62') dhe për Juventusin Bonfantini (31'),Girelli (70' e 90+5').

Asllani u zëvendësua në minutën e 73-të.

Pas javës së 7-të, Interi kryeson me 16, pikë, pasojnë Roma 15, Fiorentina 15, Juventusi 14, Milani 12 pikë etj.

Asllani është në vend të dytë të listës së shënuesve me 6 gola, një me pak se Poli (Interi) e Girelli (Juventusi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat