Tifozët e Vllaznisë dhuruan spektakël - të gjitha biletat e shitura, flakadanë si dhe flamuri i UÇK-së prezent në Londër

Futboll

Tifozët e Vllaznisë dhuruan spektakël - të gjitha biletat e shitura, flakadanë si dhe flamuri i UÇK-së prezent në Londër

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 11:10
Tifozët e Vllaznisë dhuruan spektakël - të gjitha biletat e shitura, flakadanë si dhe flamuri i UÇK-së prezent në Londër

Vllaznia e Shkodrës ka humbur edhe ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve për femrave.

Ekipi shqiptar i femrave është mposhtur nga Chelsea me rezultat të thellë 8-0, në një ndeshje që do të mbahet gjatë në mend për tifozët e shumë mysafirë.

Në fakt diferenca në kualitet është jashtëzakonisht e madhe mes dy ekipeve, pasi Chelsea konsiderohet si ndër ekipet më të mira në botë.

Por në mbështetje të Vllaznisë kishin shkuar 400 shqiptarë, aq sa kishte klubi ynë bileta në dispozicion për tifozët.

Nuk mungoi flamuri i krenarisë kombëtare Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stadium, derisa në Angli janë befasuar për të mirë me përkrahjen që kanë pasur.

Shqiptarët e pranishëm kishin marrë edhe flakadanë me vete në stadium duke krijuar një atmosferë tejet të bukur.

Në mbështetje të Vllaznisë mbrëmë ishte edhe sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja.

Gjithsesi përkundër humbjes 8-0, ajo që do të mbahet gjatë në mend është atmosfera e jashtëzakonshme që krijuan shqiptarët në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat