Ancelotti e do me çdo kusht

Futboll

Ancelotti e do me çdo kusht

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 18:47
Ancelotti e do me çdo kusht

Gola dhe paraqitje super, Brahim Diaz po kalon një moment magjik. Spanjolli ka përfituar nga vështirësitë e De Ketelaere për të rifituar një vend si protagonist te Milan-i, që deri tani ka treguar se ka shumë besim tek ai.

23-vjeçari nga Malaga është transferuar te kuqezinjtë dy vite e gjysmë më parë, në huazim që më pas është rinovuar për dy vite të tjerë. Duket se nuk është fiksuar asnjë çmim për blerjen përfundimtare, por ka shumë mundësi që një marrëveshje mes palëve të arrihet për 20-22 milionë euro.

Por duhet thënë se Real Madrid mund të mendojë edhe që ta përdorë për një shkëmbim. Me klube të tjerë ose me vetë Milan-in duke provuar të shfrytëzojë në avantazhin e vet vlerësimin e Pioli-t dhe Maldini-t për futbollistin.

Brahim Diaz në këmbim të kujt? Të ish-it të madh Theo Hernandez. Carlo Ancelotti synon të sistemojë krahët në merkaton e verës. Nëse për krahun e djathtë objektivi është Joao Cancelo, për krahun e majtë kërkohet francezi që iu shit Milan-it tre vite më parë për ‘vetëm’ 20 milionë euro.

Në fund të sezonit, Florentino Perez mund të ofrojë 70-80 milionë euro, duke shtuar edhe kartonin e Brahim Diaz. Për Hernandez do të ishte gati një kontratë prej 8 milionë euro në sezon, rreth dyfishi i asaj që përfiton 25-vjeçari në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat