Ky është talenti shqiptar nga Suedia që mori ftesë nga Kombëtarja U18

Futboll

Ky është talenti shqiptar nga Suedia që mori ftesë nga Kombëtarja U18

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 18:21
Rinor Dukagjini

Rinor Dukagjini, talenti shqiptar, i cili aktivizohet me klubin e njohur suedez Jönköping, ka marrë ftesë për tu grumbulluar me Kombëtaren U18 të Shqipërisë nga data 5-10 nëntor të këtij viti,

Ai ka lindur më 2 nëntor 2005. I gjatë 1.75 cm, ndërsa peshon 68 kg. Rinori luan në pozitën e krahutë të majtë apo edhe të mesfushorit ofensiv sulmues.

Prindërit e tij janë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, respektivishtë nga fshati Nikushtak i Kumanovës.

Shqipëria U18 që drejtohet nga Ardi Behari gjatë këtij grumbullimi do të luaj një miqësore luksi kundër bashkëmoshatarëve të Malit të Zi.

Ndërkohë, tre ditë para grumbullimit të parë të tij ai ka një ditë të vecantë, do të festojë ditëlindjen e tij të 18-të.

Ëndrra e Rinorit gjithmonë ka qenë të vesh fanellën kuqezi të Shqipërisë dhe kjo ëndërr po i bëhet realitet.
Dëshirat e Rinorit janë që në një të ardhme të afërt të luaj për Kombëtaren A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat