Simeone thotë se s`i intereson se çka mendojnë tifozët e Atleticos për të

Futboll

Simeone thotë se s`i intereson se çka mendojnë tifozët e Atleticos për të

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 18:42
Simeone thotë se s`i intereson se çka mendojnë tifozët e Atleticos për të

Diego Simeone nuk i intereson se çfarë mendojnë tifozët e Atletico Madrid për të pas eliminimit nga Champions League, duke këmbëngulur se ai është i fokusuar vetëm në të ardhmen.

“Ndjej se duhet të luajmë një lojë të madhe nesër, se duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të japim gjithçka.

 Unë nuk mendoj për asgjë tjetër përveç asaj që pret përpara. Nuk më intereson se çfarë mendojnë ata për mua", është shprehur argjentinasi, para ndeshjes me Cadiz të shtunën.

"“Unë ende mendoj se skuadra po ecën mirë, duke gjetur atë që na identifikon në lojë dhe duke qenë të fortë”.

Atletico Madrid nuk ia doli të hyjë në mesin e gjashtëmbëdhjetë skuadrave më të mira në Champions League. Ndeshjen e kësaj jave barazoi me Bayer Leverkusen, ku edhe u kuptua që klubi nga Madrdi do të mbetet jashtë pjesës tjetër të garës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat