Kukaj: Ikën dy pikë që i merituam t’i marrim edhe ato

Futboll

Kukaj: Ikën dy pikë që i merituam t’i marrim edhe ato

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 16:20
Kukaj: Ikën dy pikë që i merituam t’i marrim edhe ato

Ferizaj dhe Drenica kanë luajtur baras 1-1  në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Mysafirët ishin shumë pranë fitores pas golit të Agim Zekës, por tre minuta para fundit një autogol nga Benjamin Agyare bëri që ndeshja të përfundoj baras 1-1.

Ndihmëstrajneri i Drenicës, Liridon Kukaj ka thënë pas ndeshjes se i ikën dy pikë nga duar, por që i merituan t’i merrnin.

“Fatkeqësisht, ikën dy pikë që i merituam t’i marrim edhe ato. E kemi ditur që do të jetë e vështirë marrë parasysh gjendjen e Ferizajt dhe tonën po ashtu”.

“Kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar dhe djemtë kryen punën. Jam i kënaqur me rezultatin përfundimtar, por jo me atë se si erdhi deri te barazimi”.

“Një korner i paqenë për Ferizajn. Gabimet ndodhin. Ne nuk kemi fond të madh të lojtarëve. Në këto ndeshje, lojtarët kanë shfaqur lodhje”.

“Fondi ynë na ka pamundësuar që të sjellim freski në lojë. Por me atë që merremi vesh, lojtarët po e realizojnë thuajse 100%. Jemi të kënaqur me këta lojtarë, pavarësisht që nuk është fond i plotë”, tha Kukaj pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat