Futbollisti shqiptar dhuron “show” në Turqi

Futboll

Futbollisti shqiptar dhuron “show” në Turqi

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 21:06
Topalli

Feberbahçe mposhti Istanbulsporin e shqiptarëve me rezultatin 2-5, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Super Ligës turke. Të dy golat për skuadrën vendase në këtë duel i shënoi shqiptari i Kosovës, Jetmir Topalli në pjesën e dytë.

Fenerbahçe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-2, ndërkohë që Topalli, provoi të rihapte sfidën në minutën e 48-të, duke shënuar për 1-2.

Por vetëm 1 minutë pas golit të parë të shqiptarit, Fenerbahcce shënoi edhe të tretin. Gjithsesi ish-futbollisti i Ballkanit, nuk u mjaftua me kaq, teksa në të 67-tën realizoi për 2-3.

Megjithëtë, dopieta e tij nuk mundi të zhyste “nëndetësen“, pasi Valencia në të 87-n dhe Batshuaji në të 88-n shuajnë çdo grimcë shprese të lojtarëve të Istanbulsporit.

Përveç Topallit, titullar në përballjen ndaj Fenerbahçes u aktivizua dhe Valon Ethemi, që qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit. Për 24-vjeçarin Topalli, ky ishte goli i tretë më 11 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat