Mediat e konfirmojnë, një tjetër italian në stolin e Shqipërisë

Futboll

Mediat e konfirmojnë, një tjetër italian në stolin e Shqipërisë

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 21:14
Di Bagio

Ekskluzive nga mediat italiane, konkretisht nga “Sport Italia”, ku është bërë i ditur emri i trajnerit që pritet të emërohet në krye të Kombëtares së Shqipërisë.

Si duket aventura e Edoardo Rejas te “kuqezinjtë” është drejt fundit, ku italiani pritet që në fund të kontratës së tij të largohet nga kombëtarja shqiptare.

Ndërkaq, në stolin e Shqipërisë pritet të vijë një tjetër trajner italian, ku bëhet fjalë për Luigi Di Bagion.

Sipas “Sport Italia”, Di Bagio është shumë pranë që të arrijë marrëveshje me Shqipërinë, si dhe thuhet që ai mund të jetë në krye të “kuqezinjve” për miqësoren me Italinë më 16 nëntor në Tiranë.

Në të kaluarën, Di Bagio ka qenë trajner i skuadrës italiane, SPAL, trajner i Kombëtares së Italisë në grupmoshat U21 si dhe trajneri i Kombëtares së Italisë nga 2 shkurti i vitit 2018 deri më 30 mars të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat